Tifozët e Milanit i vënë “flakën” Romës (Video)
Juventusi dhe Milani do të takohen në finalen e Kupës së Italisë e cila zhvillohet sonte në Olypico duke filluar nga ora 21:00.
Stadiumi i qytetit të Romës do të jetë i stërmbushur për këtë ndeshje ku kanë udhëtuar tifozë nga të dyja skuadrat.
Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Milanit kanë stërmbushur rrugët e kryeqytetit italian.
Milani dhe Juventusi janë takuar katër herë në finale të Kupës së Italisë, ku në tri raste kanë triumfuar bardhezinjtë ndërsa një herë kuqezinjtë. /IndeksOnline/
#Milan
? Oooooh AC MILAAAAN ? pic.twitter.com/bduHIUgKN1— Simone Cristao (@SimoneCristao) May 9, 2018