Zaev me bashkëshorte në Kosovë, mysafirë të kryeministrit Haradinaj
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev bashkë me bashkëshorten e tij, Zoricën, ka qëndruar për një vizitë në Kosovë, transmeton Indeksonline.
Lajmin e ka dhënë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Sipas kryeministrit, takimi është mbajtur në shtëpinë e tij, larg medieve.
“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Ramush Haradinaj në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/