20:48 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018

Haradinaj ka një kërkesë për bizneset: Investoni te sportistët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në fjalimin e tij në Gala mbrëmjen e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) për nder të katër vjetorit të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) u ka bërë thirrje bizneseve që ta kthejnë vëmendjen tek investimet në sportistë.

“Nëse jeni kampion në biznes, nëse keni arritur lart, ju lutem ndani diçka edhe për kampionët në sport. Nëse jeni duke luftuar për t’u bërë kampion ka edhe sportistë që po luftojnë për t’u bërë kampion”.

”Prandaj financoni sportistët. Jemi shumë krenar që e kemi medaljen e parë Olimpike, pasi gjysma e shteteve të botës nuk kanë ende medalje”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj u bën thirrje bizneseve që ta kthejnë vëmendjen tek investimet në sportistë

Ndërkaq ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi, duke uruar për 4-vjetorin e pranimit të KOK në KON konfirmoi gatishmërinë për të qenë partner i fuqishëm në zhvillimin e sportit në Kosovë.

Ai ka folur për investimet që dikasteri që udhëheq po i bënë për KOK-un, federatat dhe sportistët, bazuar në kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, rregullore kjo të cilën e nënshkroi ditë më parë./IndeksOnline/