14:19 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ramush Haradinaj e bën shqiponjën me skuadrën e Istogut e cila është ende në gara ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur sot skuadrën hendbollistike të femrave, KH Istogun.

Haradinaj e ka bërë shqiponjën në zyren e tij me vajzat që ende janë pjesë e garave ndërkombëtare në hendboll.

Pak muaj para takimit me Malagan e Spanjës, Haradinaj ka ndarë hallet me këtë skuadër pasi që ende janë pa palestër.

“Sportistët përditë po na japin mesazhin fantastik se me këmbëngulje mund të kalohen edhe sfidat më të mëdha. Gjatë takimit me anëtaret e klubit hendbollistik të femrave “Istogu”, i përgëzova për arritjen në të tetën e finales së Challenge Cup, duke u renditur në mesin e 16 ekipeve më të mira të Europës. Ndonëse ekipi më i mirë në Kosovë, e dhimbshme se ende janë pa adresë të veten, pa Palestër në qytetin e tyre. Qeveria do t’i mbështesë ato në rrugëtimin drejt majave të hendbollit botëror” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/