75 Mall Live Search
23:28 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

10 shtetet që u kualifikuan nga nata e dytë për në finale ‘Eurovision 2018’

10 shtete nga 18 sa morën pjesë në natën e dytë gjysmëfinale ‘Eurovision 2018’ kanë arritur të shkojnë në finale, mbrëmje kjo që do të mbahet më 12 maj.

Shtetet që arritën të shkojnë në finale janë: Moldavia, Hungaria, Serbia, Suedia, Ukraina, Australia, Danimarka, Norvegjia, Sllovenia, Holanda dhe Italia.

Kujtojmë që në finalë këtë vit janë tre shqiptar: Eugent Bushpepa që dërgoi Shqipërinë në finale, Eleni Foureira që përfaqëson Qipron dhe Ermal Meta së bashku me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë./Indeksonline/