75 Mall Live Search
10:59 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Sot 5 vite ishin “askusha”, sot në futboll janë “babusha” (Foto)

Asnjëherë nuk duhet të dorëzoheni për të bërë ëndrrat tuaja realitet. Shembulli i Harry Kane dhe Jamie Vardyt është më i miri se nga një hiç mund të bëheni një superyll.

Sot pesë vite dy sulmuesit më të mirë anglezë aktualisht ishin rezervistë të një skuadre shumë pak të njohur në atë botë e cil garonte në ligën e dytë angleze. Vardy nuk arrinte të zinte vend si titull në atë kohë, ndërsa Kane luante si huazim nga Tottenham, por që nuk arrinte të bindte trajnerin për një vend si startues, shkruan Indeksonline.

Por, harrojeni atë sezon, shikojeni se ku janë sot. Kane e Vardye vlerësohen si dy sulmuesit më të mirë anglezë dhe janë bartës të sulmit të “albionëve” në Kupën e Botës.

Kane vlerësohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë aktualisht, ndërsa Vardy po jeton ëndrrën pasi që dy sezone më parë e fitoi Premierligën me Leicesterin./Indeksonline/