09:59 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Reagimi i Kane kur u pyet për transferimin në Real Madrid

Harry Kane nuk arriti të futej në listën e golashënuesve në fitoren e Anglisë, 3-2 ndaj Spanjës.

Por, sulmuesi i Tottenhamit ishte influencial në sulm dhe vazhdoi të konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në botë.

Mediat, kohëve të fundit kanë raportuar se Real Madridi është vënë pas tij, për ta zëvendësuar të larguarin, Cristiano Ronaldo, transmeton IndeksOnline.

Anglezi, megjithatë, nuk është duke menduar për transferimin në ”Santiago Bernabeu”, së paku jo tani për tani.

”Më vjen keq, jo sot”, ishte përgjigjja e tij kur u pyet nga MARCA nëse dëshiron të transferohet te Reali nga Tottenhami.

Sulmuesi ishte duke u larguar nga stadiumi, ”Benito Villamarin” kur mori këtë pyetje, por ai nuk deshiroi ta diskutonte të ardhmen e tij./IndeksOnline/