17:16 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Skriniar ”frikësohet” nga Kane para sfidës mes Interit dhe Tottenhamit

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar e sheh Harry Kanen si rrezikun më të madh nga Tottenhami.

Nerazzurrët janë rikthyer më në fund në Champions League, teksa nesër në ”San Siro” do ta presin Tottenhamin.

”Unë kam luajtur ndaj Kanes në nivelin ndërkombëtar dhe kam humbur”, tha Skriniar në një konferencë për shtyp, transmeton IndeksOnline.

”I kam shikuar disa video të tij, ai është lojtar i mrekullueshëm dhe e kemi parë atë edhe në Kupën e Botës. Duhet të jemi gati për të, por edhe për lojtarët tjerë”.

Image result for skriniar

”Lojtari më i rrezikshëm? Si mbrojtës, do të thoja Kane, ai është dikush që nëse nuk e shihni për 20 minuta, ai mund t’ju shënojë në rastin e parë”.

Skriniar nuk ka luajtur kurrë më parë në këtë kompeticion.

”Nuk kam luajtur kurrë në Champions League dhe mezi pres. Mendoj se do të jetë mirë për ne. Nu do të doja se është ndeshje deçizie, por nëse ne luajmë mirë, mund të arrijmë shumë. Kështu, është ndeshje e rëndësishme”.

”Kur ju luani në Champions League, ju dëshironi të luani ndaj këtyre skuadrave”, përfundoi mbrojtësi i Interit./IndeksOnline/

Image result for skriniar vs harry kane