75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Allegri befason të gjithë me vendimin që ka marrë

Masimiliano Allegri fitoi titullin e katërt radhazi nën drejtimin e Juventusit.

Trajneri italian është thënë se do të largohet nga Torino dhe u përfol si zëvendësues i mundshëm i Wenger te Arsenali.

Mirëpo 50 vjeçari si duket nuk dëshiron të largohet nga Allianz Stadium të paktën edhe një vit tjetër, shkruan indeksonline.

Pas ndeshjes së djeshme, Allegri ka njoftuar se do të ulët me drejtuesit e klubit për të shqyrtuar mundësinë e zgjatjes së kontratës.

“Nëse ata nuk më largojnë, atëherë mendoj që unë jam duke qëndruar në Juventus edhe në sezonin e ardhshëm. Nuk është çështje e vendimeve për të ardhmen, ka të bëjë me planifikimin se çfarë do të jetë e ardhmja e Juventusit, sepse sapo të mbarojmë festimin, ne duhet të ulemi rreth tryezës me ide të qarta. Kur fillon sezoni i ardhshëm, ne të gjithë fillojmë nga zero pikë dhe duhet të vazhdojmë të dëshmojmë se jemi konkurrues”, ka thënë Allegri.

Kjo nënkupton se e ardhmja e tij do të varet më shumë me realizimin e kërkesave të tij nga ana e drejtuesve të Juventusit. /IndeksOnline/