Zyrtare: Këta janë “ushtarët” e Brazilit në Kupën e Botës (Foto)
Kombëtarja e Brazilit ka publikuar listën me 23-futbollistë për Kupën e Botës.
Kampionati Botëror nis nga muaji qershor dhe mbahet në Rusi, shkruan IndeksOnline.
Trajneri brazilian, Adenor Leonardo Baschi “Tite”, ka publikuar emrat e 23-futbollistëve që do të marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm në botë.
Brazili është në grup me shtete si; Zvicra, Kosta Rika dhe Serbia. Por, para botërorit Brazili luan miqësore me Kroacinë dhe Austrinë./IndeksOnline/