75 Mall Live Search
13:41 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Miqësorja Shqipëri – Kosovë zhvillohet në Zvicër

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të jashtëzakonshëm të presidentit të FFK-së, z. Fadil Vokrri, më në fund Federata e Futbollit e Zvicrës ka dhënë leje për zhvillimin e ndeshjes miqësore ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 29 maj  në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih në orën 20.00./IndeksOnline/