Aksident me makinë, vdes ish futbollisti i njohur i Premierligës Angleze
Ish mbrojtësi i njohur i Premierligës Angleze, Jlloyd Samuel ka vdekur në moshën 37 vjeçare. Samuel është aksidentuar me makinën e tij gjersa po kthehej nga udhëtimi ku kishte dërguar fëmijët në shkollë.
Ish reprezentuesi i Trinidad dhe Tobagos ka qenë për shumë vite pjesë e Premierligës Angleze. Aston Villa e Bolton ishin dy skuadrat ku Samuel kaloi vitet më të suksesshme në futboll./Indeksonline/