Limaj uron Muajin e Ramazanit, uron agjerim të lehtë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar besimtarët islam me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.
Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se ky muaj për besimtarët islamë është simbol i sakrificës, i paqes, i dashurisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit.
Ai ka uruar agjërim të lehtë.
Postimi i Limajt:
Të gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam, urime Muajin e Shenjtë të Ramazanit.
Ky muaj për besimtarët islam është simbol i sakrificës, i paqes, i dashurisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit.
Agjërim të lehtë! FL