75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Amaneti i Kujtim Paçakut me poezi: Më varrosni në këmbë

Përfaqësuesi i komunitetit romë, në kuvendin e Kosovës, Kujtim Paçaku i cili ka ndërruar jetë, njihej edhe si poeti që shkruante me ndjeshmëri të madhe për jetën dhe dashurinë rome në Kosovë.

Përmes poezisë Paçaku la një amanet. Dëshirën e fundit për përcjelljen në botën tjetër. Kërkoi që ta varrosin në këmbë.

Kjo është poezia si testament që la pas vetes Paçaku.

Testament

Kur të vie ajo ditë

E fundit, në tepihun e jëtës sime

Ju lus:

Së paku atje të qëndroj

V

E

R

T

I

K

A

L

I

SH

T

Meqë gjithë jetën

S`më lanë se s`më lanë të ngrihem në këmbë!