14:05 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Thaçi nga Sofja shprehë ngushëllimet për vdekjen e ish-deputetit Kujtim Paçaku

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, intelektualit dhe poetit të komunitetit rom, Kujtim Paçaku.

Vdekja e parakohshme e Kujtim Paçakut është humbje për familjen, miqtë dhe komunitetin e tij, të cilin e përfaqësoi denjësisht.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Paçaku! HTH”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/