14:15 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Kur Kujtim Paçaku thoshte: Më trajtoni si një vëlla i vogël (Video)

Gjatë debatit zgjedhor për Integritetin Publik dhe Përgjegjësinë Politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të qershorit të vitit të kaluar, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, i ishte drejtuar shqiptarëve të Kosovvs, si komuniteti më i madh në vend, që ta trajtojnë “si vëllanë e vogël”.

“Më besoni që kam biseduar edhe me pensionerë edhe me të sëmurët edhe me studentët, jo vetëm të komunitetit rom por edhe të komunitetit shqiptar. Ju lutem më trajtoni si një vëlla i vogël i juaji”, kishte thënë Paçaku gjatë debatit kur ishte pyetur nga moderatorja e #DebatPernime, Jeta Xharra për kushtet e jetesës së komunitetit rom.

Paçaku ka qenë kandidat për deputet nga Partia e Re e Romëve të Kosovës (KNRP).

Në debat ai tha se kushtet në të cilat jetojnë romët janë shumë të rënda, ndërsa vendbanimin e romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Plemetin e krahasoi me “kampin e Aushvicit”.

Deklarata e tij i emocioni kandidatët e partive tjera në debat ndvrsa Besnik Tahiri i AAK-së e la foltoren ku ishte duke qëndruar dhe shkoi e përqafoi Paçakun.