Përplasja Haliti-Gashi, përfshihet edhe Luta
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri i ka dalë në mbrojtje deputetit të kësaj partie Arben Gashi, i cili së fundi u përfshi në incident me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haziri e ka quajtur nënkryetarin e PDK’së Xhavit Halitin, ‘gropë’ politike.
“Arben, ti je shembull i përfaqësimit. Kujdes nga ‘gropat’ politike prej atyre që kanë fillu me u paketu për opozitë”, shkruan Haziri në Facebook.