Zeka për shpenzimet e zyrtarëve në Kosovë: A i frikoheni popullit?
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka ka shkruar për shpenzimet që bëhen nga udhëtimet e zyrtarëve në Republikën e Kosovës.
Zeka ka thënë se janë shpenzime marramendëse të pushtetarëve. Ai këtë kritikim e ka bërë për faktin se pothuajse të gjithë kanë udhëtuar në Shqipëri me rastin e ‘Lutjeve të Mëngjesit’, transmeton Indeksonline.
Më tej, deputeti Zeka thotë se “sa shpenzimet koti, ne kohën kur pacientet i kemi pa barna, pa xhilpera, pa kushtet minimale qe duhet t’i ketë një spital! Po kategoritë e tjera të shoqërisë”, ka shkruar ndër të tjerash Zeka.
Postimi i plotë:
Shpenzime marramendese te pushtetareve
A i frikoheni popullit?!
Udhetimet e zyrtareve tane, ne shumicen e rasteve pa asnje ftese zyrtare, jane duke i habitur perfaqesuesit e vendeve perendimore, te cilet pyesin me te drejte: -Si ka mundesi gjithe keto shpenzime nga nje vend fukara?!
Te premten, nje ekip xhirimi nga Shqiperia, kishte ardhur per te intervistuar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Asnje keshilltar, asnje person ne kabinetin e tije nuk po pergjigjeshin. Shkova ne kabinet qe te shikoja se çfare kishte ndodhur. Pergjigjeja ishte kjo: “I madh e i vogel kane udhetu per Tirane ne lutjet e mengjesit”!!!
Merreni me mend se sa shpenzimet koti, ne kohen kur pacientet i kemi pa barna, pa xhilpera, pa kushtet minimale qe duhet t i kete nje spital! Po kategorite e tjera te shoqerise?!
Si ka mundesi qe Kuvendi bene gjithe keto shpenzime, ndersa deputetet nuk kane laptopa. Teknika e zerimit eshte cope-cope.
Si ka mundesi qe anetare te Kryesise te Kuvendit porosisin bileta udhetimi, e ju teket te mos udhetojne, edhe i djegin ato?!
Si ka mundesi qe per shkak te ketyre matrapazeve, keqeperdorueseve dhe abuzueseve extrem me parane publike, Kuvendi i Kosoves eshte shenderru ne nje arkivol, ku asgje nuk funksionon?!
Ka kohe qe as nuk miratojme ligje, as nuk i plotsojme vendet bosh neper borde, madje nuk arritem te perzgjedhim anetaret e rinje te Gjykates Kushtetuese?! Madje edhe ate qe e kemi zgjedhe, na doli se qenka kriminel i njohur ne Serbi. Krejte kjo me fajin e Komisionit perkates, i cili nuk i ka derguar emrat e kandidateve ne AKI, per verifikim.
Nje pyetje e kam per çdo deputet, per çdo njeri te veshur me petkun e pushtetarit: Zotit e di qe nuk i tuteni, po ketije populli fukara a ja keni friken?! Apo ja keni shperla trurin ne makinen tuaj te larjes, qe 18 vite?!!!./Indeksonline/