Deputeti i Kosovës bëhet baba thotë se në Ramazan ka vetëm shpërblime (Foto)
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës është bërë baba.
Mërgim Lushtaku është bërë baba për të katërtën herë. Në familjen Lushtaku është shtuar edhe një vajzë, emri i së cilës është Amra, shkruan Indeksonline.
Lushtaku ndër të tjerash ka shkruar se në Ramazan ka vetëm shpërblime dhe fëmijët janë dhuratë nga Zoti.
Postimi i plotë:
Mirë se erdhe në jetë vajza jonë Amra.
Tanimë Virtytit, Urtinës dhe Elitës i është shtuar edhe një motër.
Në Ramazan ka vetëm shpërblime, fëmijët janë dhurat nga Zoti. ❤️
*** Shehide Qerimaj-Lushtaku je lumturia e jetës time.
Mos na harroni në dua!?
Falenderimi i takon Allahut.