Shaqiri ëndërron çerekfinalen e Kupës së Botës
Xherdan Shaqiri pritet që së bashku me shokët e ekipit të Zvicrës të nisen në Rusi gjatë këtyre ditëve.
Ylli kosovar shpreson shumë që Zvicra të kualifikohet deri në çerekfinale të Kupës së Botës që nis nga 14 qershori dhe mbahet në Rusi, shkruan IndeksOnline.
“Nëse arrijmë vetëm deri në raundin e 1/16 atëherë ne nuk jemi përmirësuar asgjë. Kështu objektivi ynë është që të kalojmë në çerekfinale”, ka thënë Shaqiri për “Blick”.
Shaqiri po ashtu thotë se është një tifoz i madh i Brazilit dhe legjendës, Ronaldo.
“Në vitin 1998 unë isha një tifoz i madh i Brazilit. Kur isha gjashtë vjeç, lojtari im i preferuar ishte Ronaldo. Madje e kisha një fanellë të Ronaldos, jo origjinale”, shtoi kosovari.
Kujtojmë që Zvicra qëndron në grup me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën./IndeksOnline/