Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Real Madrid (FOTO)
Real Madrid ka caktuar menaxherin e Spanjës Julen Lopetegui si trajner të ri të tyre në një marrëveshje trevjeçare.
51-vjeçari do të marrë pozitën pas Kupës Botërore, e cila fillon më 14 qershor.
Ai është trajneri i Spanjës që nga viti 2016 dhe e ka udhëhequr Kombëtaren në kualifikimet për Kupën e Botës.
Më herët, Lupetegui ka drejtuar Porton, skuadrat e të rinjve të Spanjës si dhe Real Madrid B. /IndeksOnline/