Numër rekord i të arrestuarve për terrorizëm në Britani
Vitin e kaluar, policia britanike ka arrestuar 441 persona në lidhje me terrorizmi. Ky është numri më i madh i regjistruar ndonjëherë, transmeton Indeksonline.
23 persona janë arrestuar në lidhje me shpërthimin në Manchester Arena, 21 për atë në London Bridge, 7 për në Parsons Green dhe një për sulmin në Finsbury Park.
Statistikat tregojnë se 114 prej 411 të arrestuarve u akuzuan për vepra terroriste, por vetëm 41 u ndoqën penalisht, me 39 prej tyre të dënuar./Indeksonline/