BMW prezanton “bishën” Serie-8 Coupe [Foto]
Pas 20 vitesh mungesë, është rikthyer BMW 8 Series Coupe. Linja më e mirë e BMW mbërrriti me një variant me dy dyer dhe do të dalë në shitje në vjeshtë.
Vitin e kaluar BMW konfirmoi rikthimin e Serive 8 me një koncept Coupe. Për fat jo të mirë, versioni i prodhimit nuk shkëlqen aq sa koncepti, por BMW mori disa prej tipareve më të rëndësishme shkruan IndeksOnline.
Modeli Coupe ka një trup të gjatë e të ulët, xhepa ajri të mëdha dhe një parakolp intrigues.
Dizajni i dritave LED Laser është më i holli që gjeni tek një BMW. Tavani i makinës ka një karakter klasik ndërsa marmitat vin me një konfigurim çift trapezoidal.
Disqe 20-inç me logon M mbyllin detajet e dizajnit të jashtëm.
Në debutim, do të jetë i disponueshëm vetëm varianti M9850i xDrive. I pajisur me një motor të rimodeluar 4.4-litër twin-turbo V8, makina prodhon 523 kuaj fuqi.
BMW thotë se mund të prekë 100 km/h në 3.6 sekonda, një statistikë impresionuese krahasuar me Seritë 7.
Seritë 8 vinë me një kambio automatike me tetë marshe. Shpejtësia maksimale është e limituar në 250 km/h.
Duke qenë se është një model performance M dhe jo një “M” e vërtetë, makina ka vetëm disa tipare të izoluara të kësaj marke.
Përveç disqeve M, Seria 8 ka amortizim adativ M dhe frena M Sport. /IndeksOnline/