11:01 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Temperatura për momentin në Prishtinë -8, por ndjehet sikur të ishte -18 (Foto)

Gjatë ditës së sotme sipas matësve më të njohur meteorologjik temperatura për momentin në Prishtinë janë shumë të ulëta.

Sipas “The Weather Channel”, temperatura në kryeqytet është -8, por ajo ndjehet sikur të ishte -18 (Feels like), shkruan Indeksonline.

Gjithashtu, sipas këtij matësi, temperaturat do të vazhdojnë edhe për disa ditë të jenë në minus, ku të mërkurën pritet të arrijë deri në -19./Indeksonline/