Tahiri: Kam qarë kur LDK i fitoi zgjedhjet
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka treguar një detaj interesant nga jeta e tij.
I ftuar në televizionin T7, Tahiri ka kujtuar zgjedhjet e para të mbajtura në Kosovë, në vitin 2000.
Tahiri, pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kishte shpërthyer në lot pasi Lidhja Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, i kishte fituar zgjedhjet.