11:38 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Protestojnë ish-punëtorët e “Ramiz Sadikut”, kërkojnë hetime për sindikatën

Dhjetëra ish punëtorë të Ndërmarrjes Shoqërore “Ramiz Sadiku” kanë protestuar para Prokurorisë së Shtetit. Ata kanë kërkuar nga Prokuroria t’i fillojë hetimet ndaj Sindikatës së Ramiz Sadikut, e cila, sipas tyre, ka manipuluar me listat e punëtorëve.

Ata akuzojnë këtë sindikatë se ka lënë jashtë listave të përfitimit të 20 për qindëshit 480 punëtorë, raporton Indeksonline.

Ata insistojnë se i kanë takuar kësaj ndërmarrje dhe kanë punuar aty për 30 vite.

Por, sipas tyre, me anë të manipulimeve sindikata i ka lënë ata jashtë listës dhe në këtë mënyrë edhe nuk mund të gëzojnë 20 për qindëshin që ju takon, pas privatizimit të kësaj ndërmarrjeje./Indeksonline/