75 Mall Live Search
15:06 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjakova bëhet me Zonë Ekonomike Amerikane

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për themelimin e Zonës së veçantë ekonomike amerikane.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, Qeveeria Haradinaj po e nxjerrë në hartën e investimeve Gjakovën e harruar ndër vite, duke përdorur si argument vendimin e sotëm.

“Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane për Gjakovën.

Qeveria Haradinaj po e nxjerrë në hartën e investimeve Gjakovën e harruar ndër vite, vendimi i sotëm i qeverisë është një ndër argumentet më të forta.

Bashkëqeverisje me qytetarët, që sfidat t’i kthejmë në çdo hap veprimi për zhvillimin e vendit, përmes koalicionit real qeverisës me njerëzit e zakonshëm për Kosovën që dëshirojmë të gjithë, të fortë e me perspektivë për qytetarët e saj.

Urime Gjakovë!” ka shkruar Lekaj në postimin e tij.

Ndryshe, vendimi për  Zonë Ekonomike Amerikane është marrë sot në mbledhjen Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/