Zemaj takohet me Walter Steinmeier, konfirmon partneritetin Kosovë – Gjermani
Ushtruesi i detyrës se Ambasadorit në Gjermani, Astrit Zemaj është takuar me Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, SHTZ. Walter Steinmeier dhe ambasadorët e shteteve të akredituara në Berlin.
Zemaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ka thënë se Kosova dhe Gjermania kanë miqësi, partneritet dhe vizion të përbashkët strategjik.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
“Kosova dhe Gjermania, miqësi, partneritet dhe vizion të përbashkët strategjik.
Sot vizitë informative një ditore në Bremen, së bashku dhe nën patronatin e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, SHTZ. ËALTER STEINMEIER, dhe ambasadorët e shteteve të akredituara në Berlin.
Foto: International Space Station ISS/ArianeGroup and German Aerospace Center.
“Unë, nuk e kam ëndrruar ndryshe Republikën e Kosovës, perpos Kosovës euro-atlantike”
Astrit Zemaj, I ngarkuar me Punë a.i. në Gjermani”, ka shkruar Zemaj.