75 Mall Live Search
12:20 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj në intervistë për CNBC në Londër, flet për rrugëtimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë sot një intervistë për rrjetin televiziv CNBC në Londër.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku thotë se përmes kësaj interviste ka ndarë vizionin e Kosovës për rrugëtimin euro-atlaintik dhe ka pasur rastin të ftojë invesitorët e huaj që të investojnë në Kosovë.

“Ne kemi partneritet direkt dhe të besueshëm me Londrën, siç e kemi me ShBA-të dhe vendet tjera Evropiane dhe po punojmë që kjo marrëdhënie të avancohet më shumë, në fushën politike dhe ekonomike. Sot pata rastin që në studiot e rrjetit televiziv CNBC në Londër, përballë Hadley Gamble dhe Joumanna Bercetche në një intervistë direkte për audiencën ndërkombëtare, të ndajë vizionin e Kosovës për rrugëtimin euro-atlantik dhe të ftojë investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ai gjithashtu tha se Kosova është e gatshme të ofrojë forcën e vet të vogël për të kontribuar për paqe jo vetëm në rajon, por më gjerë.

“ Sot, Kosova është e gatshme të ofrojë forcën e vet të vogël, #FSK – ne jemi në kohën e tranzicionit në Ushtri – për të kontribuar për paqe jo vetëm në rajon, por më gjerë”, ka thënë kryeministri gjatë kësaj interviste.

Intervistën e plotë të tij mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

https://www.cnbc.com/video/2018/07/09/we-have-trustful-relationships-with-the-uk-and-us-but-want-to-join-the-eu-kosovo-pm.html/Indeksonline/