13 milionë për Shaqirin!
Skuadra e Liverpoolit është afër transferimit të Xherdan Shaqirit.
Ylli i Stoke Cityt pritet që të largohet nga kjo e fundit, për shkak se gjatë sezonit të ri bën gara në Championship dhe jo në Premierligë, shkruan IndeksOnline.
Jurgen Klopp është një adhurues i madh i 26-vjeçarit, i cili mund të përfundoj në “Anfield” për 13 milionë funta.
Shaqiri ka oferta edhe nga klube tjera europiane, por edhe ato angleze, si; Everton, West Ham dhe Tottenham.
Para transferimit në Stoke, Shaqiri ka luajtur edhe për klubet si; Inter, Bayern Munchen dhe Basel./IndeksOnline/