Emily Ratajkowski prezanton për herë të parë unazën “gjigante” të fejesës (Foto)
Emily Ratajowski papritur u dha fund beqarisë së saj, duke u martuar me Sebastian Bear McClard.
Por unazën dhe ndonjë detaj nga dasma ajo nuk e kishte ekspozuar deri më tash, transmeton Indeksonline.
Së fundi, ajo ka publikuar imazhe në llogarinë e saj në “Instagram” ku ekspozon unazën gjigande nga diamanti, madje dy të tillë në forma të ndryshme.
Unaza arrin shifra miliardëshe, kurse çifti muajin e mjaltit e kanë shijuar në Utah./Indeksonline/