12:47 / E Premte, 13 Korrik 2018 / indeksADMonline

Chelsea as që i thotë ‘faleminderit’ Contes në njoftimin për shkarkim

Chelsea ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit italian, Antonio Conte.

Klubi anglez dhe trajneri Conte kanë ndarë tashmë rrugët pas dy sezoneve të kaluara së bashku.

Është vet Chelsea që ka njoftuar shkarkimin e Contes me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Chelsea Football Club dhe Antonio Conte kanë ndarë rrugët”, thuhet në fillimin e njoftimit të klubit anglez.

“Gjatë kohës së Antonios në klub, ne fituam titullin e gjashtë të ligës dhe trofeun e tetë të Kupës FA”.

“Në sezonin e fitimit të titullit, klubi vendosi një rekord prej fitoresh në një sezon të Ligës Premier si dhe një rekord të klubit me 13 fitore të njëpasnjëshme”.

“I dëshirojmë Antonios çdo sukses në karrierën e tij të ardhshme”, përfundon komunikata e Chelseat.

Zëvendësues i Contes te klubi londinez pritet të jetë trajneri tjetër italian, Maurizio Sarri. /IndeksOnline/

Temat: