Deputetja e AAK-së i quan kukuvajka Grupin Parlamentar të LDK-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj i ka quajtur si kukuvajka grupin parlamentar të LDK-së.
Sipas Kadriajt, ky grup nuk duhet t’i hedh hi sy popullit.
“Sa jo serioz janë këta Grupi i Avdullah Hotit, që ende si kukuvajkat po mundohen me u viktimizu. Ju ka dal ngjyra moti juve, sidomos metodës tuaj politike të viktimizimit. Është i kot më, mashtrimi i popullit me këto forma siperfaqësore politike.Është koha të jeni më të moralshëm politikisht, e ‘mos i hudhni hi syve popullit’ vetëm për përfitimet e juaja” shkruan Time Kadriaj në Facebook./Indeksonline/