75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Hoxha kritikon “burrat e shtetit”: Një grua në Bruksel, do t’i ndihmonte delegacionit

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka kritikuar përbërjen e delegacionit kosovar që vizitoi Komisionin Evropian për të marrë rekomandimin për heqje të vizave.

Ky delegacion u përbë nga kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

Hoxha ka thënë se do të ishte mirë në delegacionin kosovar të përbërë nga të gjithë politikan, të ishte ndonjë politikane.

“Patjetër që ne është dashur të qëndrojmë këtu, dhe kohë pas kohe na janë kërkuar informata dhe është dashur të jem këtu për këto ditë, e sidomos sot për këtë lajm të rëndësishëm. Do t’i kishte ndihmuar delegacionit tonë që të ishte edhe një grua në Bruksel”, ka thënë ministrja Hoxha.