10:23 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Delegacioni gjerman viziton Kuvendin e Kosovës, pritet nga deputetët

Një delegacion gjerman po qëndron në sallen e seancave të Kuvendit, ku po takohet me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Por, para kësaj Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të vazhdoj nga ora 10:00 punimet e seancës plenare të mbetur në gjysmë nga dje.

Në këtë seancë do të hidhet në votim rezoluta e propozuar nga LDK-ja për përfshirjen e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë, raporton Indeksonline.

Por, si gjithmonë edhe sot seanca nuk ka nisur në kohën e paralajmëruar, derisa pas rezolutës në rend dite janë 22 pika tjera. /Indeksonline/