Hahn: Shpresoj që vendimi për liberalizimin e vizave të ndodh shpejt
Komisioneri Evropian për Zgjerimi e Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, ka komentuar raportin pozitiv të Komisionit Evropian sa i përket liberalizimit të vizave.
Përmes një postimi në Twitter, Hahn ka thënë se tani i mbetet vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian për të marr vendim,duke shtuar se shpreson që kjo gjë të ndodh shpejt, transmeton Indeksonline.
“Ekspertët e Komisionit Evropian konfirmuan se Kosova ka përmbushur edhe kriteret e fundit të liberalizimit të vizave. Komisioni Evropian ka njohur punën e vështirë që është bërë plus reformat e bëra. Tani është koha për Parlamentin Evropian dhe shtetet anëtare që të marrin vendimin për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Shpresoj që kjo të ndodh shpejt”, ka thënë Hahn./Indeksonline/