19:43 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Orari i takimeve të liderëve të vendit me komisionerin Hahn

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn do të vizitojë nesër Prishtinën.

Në vizitën e tij në Kosovë, Hahn do të takohet me krerët e vendit.

I pari me të cilin do të takohet Hahn, është presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Takimi Thaçi-Hahn nis në ora 13:15. Pas përfundimit të këtij takimi, Hahn do ta takohet me kryeparlamentarin, Kadri Veseli në ora 14:00, transmeton Indeksonline.

Përmes njoftimit për media poashtu bëhet e ditur se takimi i Hahn me kryeministrin Ramush Haradinaj, nis në ora 14:50.

Ndryshe temat të cilat pritet të diskutohen në mes Hahn dhe liderëve kosovarë janë këto:

– Liberalizimi i vizave (hyrja në rend dite në dhjetor, por pa gjasa reale për rezultat konkret).

– Respektimi i shtetësisë së Kosovës gjatë procedurës së hyrjes së mallrave.

– Autostrada energjetike.

– Aviacioni./Indeksonline/