Graqanicë: Gjendet një serb pa shenja jete
Një serb është gjetur pa shenja jete në Graqanicë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00 dhe në Polici është raportuar nga një serb tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Indeksonline/