75 Mall Live Search
17:00 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

PSG-ja merr dritën jeshile për transferimin e yllit të Borussia Dortmund (Foto)

Mesfushori i Dortmundit, Julian Weigle është lejuar nga klubi që t’i bashkohet Paris Saint Germain.

Borussia Dortmund është afër ta transferoj Alex Witsel, kështu Weigle është i lirë për t’u larguar, transmeton IndeksOnline.

Por, problemi i vetëm i këtij transferimi është shuma e kërkuar nga ana gjermane. BVB ka kërkuar plotë 50 milionë euro për 22-vjeçarin.

Weigl ka zhvilluar afro 100 paraqitje me Dortmundin dhe ka shënuar 2 gola.

Ai më parë ka luajtur për skuadrën tjetër nga Gjermania, 1860 Munich./IndeksOnline/