“Çmendet” Mourinho, i gatshëm të paguaj 500 milionë për yllin e Real Madrid
Manchester United është fuqia më e madhe ekonomike e Premierligës.
Megjithatë deri më tani në këtë merkato, Djajtë e Kuq nuk kanë bërë ndonjë goditje të nivelit botër, shkruan indeksonline.
Sipas asaj që raporton “AS”, Jose Mourinho është i gatshëm të paguaj çdo shifër që të siguroj shërbimet e mesfushorit të Real Madrid, Toni Kroos.
Gjermani ka një kontratë me Kampionët e Evropës deri në vitin 2022 dhe një klauzol lirimi prej 500 milionë euro.

Real Madrid ka paguar vetëm 25 milionë euro për Kroosin në vitin 2014. Që atëherë, mesfushori gjerman ka qenë një njeriu kryesor në katër triumfe të Ligës së Kampionëve.
Kroos ka luajtur 190 ndeshje për Real Madridin, duke shënuar 12 gola dhe duke dhuruar 54 asistime.
Në tetor 2016, Kroos nënshkroi një kontratë të re me Real Madridin deri në vitin 2022 dhe sipas AS fiton 20 milionë euro për sezonin. /IndeksOnline/