Qeveria autorizon Ministrinë e Financave të kompensojë dëmet e bujqve
Qeveria e Kosovës ka ofruar sot mbështetje konkrete për komunat e Kosovës duke bërë kompensim të menjëhershëm të dëmeve të shkaktuara këtë vit nga breshëri nëpër komuna te Kosovës.
Poashtu është bërë e ditur se me këtë vendim është autorizuar Ministria e Financave që të nis procedurat për krijimin e fondit për kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2019, transmeton Indeksonline.
Kryeministri Haradinaj, gjithashtu ka vendosur që të krijojë një grup punues për themelimin e sistemit të sigurimit të prodhimeve bujqësore dhe ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që të mos i ndal subvencionet për këta fermerë.
Sipas një njoftimi thuhet se pa asnjë dyshim, vizitat në teren, komunikimi i drejtpërdrejt dhe Forumi Konsultativ Qeveri-Komuna po jep efekte praktike për qytetarët e Kosovës, gjithandej./Indeksonline/