Shaqiri i kundërpërgjigjet vëllezërve Neville: Nuk i njoh, ndoshta ata s’e pëlqejnë Liverpoolin
Transferimi i Xherdan Shaqirit është etiketuar joprofesional dhe një turp nga Gary dhe Phil Neville, respektivisht për pjesën e tij të daljes nga Stoke City. Poashtu edhe ish bashkelojtari i tij, Charlie Adam, e kishte akuzuar atë për angazhim jo të plotë kur ishte e nevojsheme. Shaqiri buzëqeshë me fyerjet përpara se të japë një reagim bindës.
“Ishin lojtarë të Man United. Ndoshta ata nuk e pëlqejnë Liverpoolin “, thotë ai për kritikën e vëllezërve Neville.
“Unë nuk dua të komentoj për atë që thuhet nga njerëz që s’i njoh. Mendoj që statistikat e mia flasin për mua. Unë kam qenë golashënuesi më i mirë në ekip me gola dhe ndihmoja sezonin e kaluar, kështu që unë nuk kam për të thënë më. Ndërgjegjja ime është e pastër. Unë mendoj se të gjithë e dinë atë [unë kam qenë lojtari më i mirë]. ”
First training with the Reds!????? #XS23#usaTour#YNWA @LFC pic.twitter.com/PAQyqFe7Vq
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) July 25, 2018
Shaqiri shënoi tetë gola në ligë dhe prodhoi shtatë asistime në sezonin e kaluar, mirepo qëndrimi i Stokes dhjetë vjet në Premier Ligë erdhi drejt fundit.
Sa i përket konkurrencës së ashpër me Salah dhe Mane si të padiskutueshëm në formacionin bazë, Shaqiri përgjigjet:
“Futbolli është kështu,” shpjegon ai. “Ju keni konkurrencë në të gjithë botën, jo vetëm në futboll, edhe në jetën normale. Gjithkush lufton për vendin e tij, por, në fund, ne kemi shumë lojëra për të luajtur dhe të gjithë do të luajnë. Ne duam të jemi të suksesshëm si ekip dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për të fituar tituj këtu. Jo vetëm një lojtar mund të fitojë tituj. Unë jam këtu për të qenë i suksesshëm me ekipin tim” . /IndeksOnline.