10:54 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Thaçi e nis javën duke vënë kurora lulesh të varri i Demaçit (Video)

Presidenti i vendit, Hashim Thaç ka vendosur lule sot te varri i Adem Demaçit.

Thaçi ka deklaruar se ndjen obligim moral dhe shtetëror që të nderojë në mënyrë institucionale dhe shtetërore njeriun e Pavarësisë së Kosovës.

“Sot është dita e parë e punës pas ditëve të zisë dhe pas varrimit të simbolit të rezistencës sonë kombëtare, Adem Demaçi. Ndjej edhe obligim moral dhe shtetëror që sot të nderojmë në mënyrë institucionale dhe shtetërore njeriun e Pavarësisë së Kosovës, autoritetin dhe institucionin moral, Adem Demaçi, duke respektuar dhe nderuar jetën, veprën dhe angazhimin e tij jetësor për shtetin e Kosovës. Ne nderojmë vetveten dhe marrim energji për hapat e mëtutjeshëm. Shteti Kosovës, kombi shqiptarë do të respektojë dhe nderojë për jetë të jetëve Adem Demaçin”, ka thënë Thaçi, transmeton Indeksonline.

Thaçi gjithashtu ka folur lidhur me çështjen e fundit rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve.

“Të them të drejtën, nuk komentoj opinione të mediave dhe opinione që nuk kanë adresë, institucionet e Kosovës, partitë politike, qytetarët, mediat duhet të punojmë me përkushtimin më të madh që me një konsensus sa më të madh qytetarë të vazhdojmë procesin e dialogut Kosovës-Serbi, të udhëhequr nga BE-ja me mbështetje 100% të SHBA-së. Ne e dimë qëllimin tonë, qëllimi jonë është njohja formale në mes Kosovës dhe Serbisë në fund të procesit që Kosova të anëtarësohet në gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të OKB-së. Qëllimi ynë është objektiva por kemi edhe opinione të ndryshme, deformuese të cilat po e fusin në konfuzion opinionin publik. Objektiva e Kosovës është të shkohet deri në fund të procesit, të ketë njohje. Unë shpresoj, besoj dhe punoj fuqishëm bashkë me të gjithë të tjerët që procesi të mbyllet me njohje formale dhe të bëhet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare”, ka shtuar Thaçi.

Presidenti Thaçi ka thënë poashtu se Kosova është e pavarur, është sovrane dhe ka të drejtën e vet që të nënshkruaj marrëveshje me shtete fqinje.

“Pa normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk ka të ardhme përpara drejt Bashkimit Evropian as për Kosovën as për Serbinë. Në veçanti pas arritjes së marrëveshjes pas Greqisë dhe Maqedonisë, na mbetet neve të punohet bashkë me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtare. Ne i kemi hyrë këtij procesi me përgjegjësi të lartë kushtetuese. Kosova është e sigurt në sukses por në të njëjtën kohë kjo nuk është një garë për të mundur njëri-tjetrin, por është një proces që duhet të përmbyllet bashkë me angazhimin evropian dhe atë të SHBA-së. Jam i bindur se nga ky proces Kosova do ta sigurojë të ardhmen e sigurt euroatlantike dhe konsolidimin e shtetit”, ka përfunduar Thaçi./Indeksonline/