Policia jep detaje për tentim grabitjen e bankës në Shtime (Foto)
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e raportuar nga Indeksonline lidhur me tentimin për grabitje të një selie ‘Raiffaisen Bank’ në Shtime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për Indeksonline se në ora 09:20, dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një seli të një banke në Shtime.
“Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ata të hetimeve të cilët janë duke u marrë me rastin. Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes pa arritur të kryejnë grabitjen”, ka thënë Krasniqi.
Gjithashtu është bërë e ditur se nuk ka informacione nëse ndonjëri prej tyre ka arritur të arrestohet./Indeksonline/