75 Mall Live Search
09:04 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Interi nuk ka të ndalur, tani shënjestron yllin e Real Madridit

Ylli i Real Madridit, Luka Modric është kontaktuar nga Interi në lidhje me një transferim të mundshëm, gjithnjë sipas mediave.

Modric ka zhvilluar 43 paraqitje për Real Madridin sezonin e kaluar, duke fituar titullin e tretë radhazi të Champions Leagues.

32-vjeçari këtë verë ishte kapiten i Kroacisë në Kupën e Botës, duke e ndihmuar vendin e tij ta arrijë finalen, shkruan IndeksOnline.

Real Madridi tashmë e ka humbur një yll këtë afat kalimtar – Cristiano Ronaldo iu bashkua Juventusit më herët këtë muaj.

Luka Modric

Dhe siç shkruan Sky Sports, Interi i ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Modric në lidhje me kalimin e tij në Serie A.

Interi pritet të luajë në Champions League për herë të parë pas gjashtë vitesh, pas fitores ndaj Lazios në sfidën e fundit në Serie A sezonin e kaluar./IndeksOnline/