ZYRTARE: Barcelona e bën një transfer, nuk është Vidal
Barcelona sapo ka bërë zyrtare transferimin e mbrojtësit të krahut, Moussa Wague. Mbrojtësi i Eupenit është lojtar i ri i skuadrës katalonase.
Wague sot në mëngjes ka kaluar testet mjekësore te Barca ndërsa në ditët në vazhdim do të prezantohet si lojtar i kësaj skuadre.
Trajnimi i parë i Wague do të jetë këtë mëngjes të shtunën në Ciutat Esportiva Joan Gamper.
Wague i ka rënë në sy Barcelonës me tri paraqitjet e tij në Botëror me Senegalin.
Fillimisht ai do të jetë pjesë e Barcelonës B, para se të futet në skuadrën e parë të Valvderdes./Indeksonline/