Shtatë persona vdesin nga zjarret në Kaliforni
Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar veriun e Kalifornisë të shtunën.
Zjarret me shpejtësi e kapluan vendin brenda natës dhe vazhduan të përhapen edhe në zonat e tjera.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se në Kaliforni ekziston një “fatkeqësi e madhe” dhe urdhëroi që fondet federale të vihen në dispozicion për të ndihmuar rimëkëmbjen e zonave të prekura nga zjarri, ka njoftuar nëpërmjet një deklarate Shtëpia e Bardhë.
“Ndihma mund të përfshijë fonde për strehim të përkohshëm dhe riparimin e shtëpive, kredi me kosto të ulët për të mbuluar dëmet e pronës dhe programe të tjera për të ndihmuar individët dhe pronarët e bizneseve të rimarrin veten nga fatkeqësia”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.