21:54 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Si shpëtuan nga zjarri shtëpitë e yjeve në Kaliforni

Fotografi të mrekullueshme të kapura nga qielli i Kalifornisë të hënën, tregojnë disa prej shtëpive të shquara multi-milion dollarëshe që mbetën të paprekura nga zjarret.

Rezidenca e Cher ne Malibu që është vendosur në një kodër, mund të shihet ende duke qëndruar në gjendje të përsosur pranë pishinës së saj të ndritshme blu.

Britney Spears gjithashtu ishte me fat, pasi rezidenca e saj “Thousand Oaks” ishte lënë pa dëm.

Shtëpia Kourtney Kardashian në Calabasas u la gjithashtu e paprekur nga zjarri. 39-vjeçarja ka postuar rreth shkatërrimit në llogaritë e saj të mediave sociale.

Poashtu shtëpia e Lady Gaga ishte një tjetër që duroi flakët. Ajo tha në Tëitter: “Lutem thellë për të gjithë ata që po vuajnë sot nga këto zjarre dhe jam e pikëlluar për humbjen e shtëpive të tyre apo të dashurve.

Ndërkohë, shtëpitë e tjera të bukura që u përkisnin të famshëm si Gerard Butler, Miley Cyrus dhe Robin Thicke qëndruan të pafuqishme ndaj zjarrit në zonën e famshme Woolsey./IndeksOnline/