13:58 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nxënësit e shkollës së mesme kanë nevojë për 10 orë gjumë, propozohet që ora e parë të nisë në 08-30

Një hulumtim shkencor në Seattle të SHBA-ve ka nxjerrur disa konkludime interesante. Ekspertët e gjumit kanë thënë gjatë se adoleshentët kanë tendencë të bien në gjumë vonë dhe kanë nevojë deri në 10 orë gjumë për natë , krahasuar me vetëm rreth tetë orë për të rriturit.

Për këtë, Akademia Amerikane e Pediatrisë e quan shqetësuese fillimin e shkollës në orë të hershme.

Shkencëtarët në Universitetin e Uashingtonit monitoruan gjumin e nxënësve në shkollat ​​e mesme të Seattle para dhe pas shkollës duke rënë në përfundim se më të suksesshëm janë nxënësit që fillojnë mësimin në orë më të vona, se sa ata që e nisin në orë të hershme të mëngjesit.

Për këtë, ligjvënësit në Kaliforni kanë kërkuar që shkollat ​​të fillojnë jo më herët se ora 8:30 ./Indeksonline/