75 Mall Live Search
14:47 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Facebook transmeton “live” ndeshjen debutuese të Ronaldos (Foto)

Debutimi i Ronaldos me fanellën e Juventusit është duke u pritur me padurim nga shumë tifoz jo vetëm të Zonjës së Vjetër.

Transferimi më i përfolur i verës do të luaj ndeshjen e parë me fanellën bardhezi si mysafir i Chievos, shkruan indeksonline.

Faqja “eleven sport” do të transmetoj drejtpërdrejtë në Facebook ndeshjen debutuese të yllit portugez.

Kujtojmë se Chievo ka dyfishuar çmimin e biletave për këtë ndeshje, ku stadiumi pritet të jetë i stërmbushur.

Ndeshja do të luhet me 18 gusht në stadiumin e qytetit të Veronës, Marc’Antonio Bentegodi. /IndeksOnline/